/ATSH/ Projekti ECSORI i financuar nga Bashkimi Europian po mbështet familjet rome dhe egjiptiane gjatë krizës së koronavirusit në Shqipëri.
Pako ushqimore u janë dhënë komuniteteve rome dhe egjiptiane që jetojnë në Berat, Cërrik dhe Fushë-Krujë. BE vazhdimisht po ofron ndihmë për njerëzit e cenueshëm në Shqipëri, veçanërisht në këto kohë të vështira.
Në luftën kundër COVID-19 BE-ja po i jep Shqipërisë më shumë se 230 milionë euro për ndihmë të menjëhershme, rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të anëtarëve më të cenueshëm të shoqërisë./a.gjonaj/