Numri i vdekjeve në Kinë kishte qenë rreth 3,300 për javë me radhë deri sot, kur u rrit në më shumë 4600.
Kjo për shkak se në Vuhan, qyteti ku filloi epidemia, numri i vdekjeve u rrit me me 50%, pra rreth 1.290 raste. Kjo rritje sipas autoriteteve ka ardhur si pasojë e arzhunimit të të dhënave dhe më shumë vdekje nga spitalet jashtë po llogariten.
Prej disa kohësh ishin hedhur dyshime mbi shifrat që raportonte Kina mbi koronavirusin. Por zyrtarët e qytetit Vuhan theksuan se nuk kishte asnjë fshehje të shifrave të vërteta.
11 milion banorët e Vuhan kaluan 11 javë në kushte të rrepta izolimi, të cilat vetëm kohët e fundit janë lehtësuar.
Sipas të dhënave të fundit numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Kinë është 82,692, prej të cilëve 4,632 kanë ndërruar jetë dhe 77,944 janë shëruar.