Pandemia e Covid-19 futet edhe në Kopshtin Zoologjik.

 

Nuk bëhet fjalë për punonjës të infektuar, por për 4 luanë që mbahen në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, me veterinerët që pohuan se luanëshat femra, me emrin Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull i quajtur Kiumbe u testuan pasi shfaqën simptoma të lehta.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se si kafshët u infektuan, por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me një anëtar të stafit asimptomatik.

Kafshët kishin treguar simptoma të zënies së frymëmarrjes.

Shumica e simptomave janë zhdukur përveç kollitjes dhe teshtitjes. Ata po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe monitorohen nga afër.newsbomb