TIRANË, 29 qershor/ATSH/ -Instituti i Shëndetit Publik ka apeluar sot gratë shtatzëna sesi mund të mbrohen nga koronavirusi COVID-19.

ISHP iu drejtohet të gjitha grave shtatzëna, duke iu bërë thirrje të respektojnë në mënyrë strikte rregullat e higjienës vetjake dhe distancimit social.

“Si të mbroheni nga COVID-19 gjatë shtatzënisë? Nëse jeni shtatzëna, respektoni në mënyrë strikte rregullat e higjienës vetjake dhe distancimit social. Mos ndërprisni ushqyerjen me gji, ndiqni udhëzimet dhe parandaloni përhapjen e COVID-19, mbroni veten dhe bebin tuaj”, thekson ISHP.

“Lani rregullisht duart me ujë dhe sapun. Pastroni dhe dezinfektoni objektet që prekni rregullisht. Shmangni kontaktin me persona të sëmurë. Mbuloni hundën dhe gojën me kartëpecetë kur kolliteni ose teshtini, më pas hidheni në kosh. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës”, janë këshillat që ISHP u jep grave shtatzëna.

ATSH