ATSH-DPA/ – Rregullat e reja që përcaktojnë një kufi prej 50 personash në sinagoga, bare dhe vende të tjera të mbyllura kanë hynë në fuqi sot në mëngjes.

Kabineti, i ashtuquajtur ”i koronavirusit”, i kryeministrit Benjamin Netanyahu u takua sot për të diskutuar masa më të gjera si dhe për të ngadalësuar përhapjen e një vale të dytë të virusit që ka përfshirë Izraelin.

Midis të tjerave, ministrat dhe ekspertët e shëndetit duhej të diskutonin veçmas për sinagogat dhe palestrat, por ata vendosën të marrin masa në bllok.

“Ne jemi në mes të një sulmi të ri të koronavirusit”, tha Netanyahu.

”Ky virus po zgjerohet dhe përhapet tek ne ashtu si në të gjithë botën”, theksoi ai./ /os/