Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konsultë me drejtues të Policisë së Shtetit për lehtësimet e mëtejshme dhe garantimin e standardeve të mbrojtjes nga COVID-19.

“Konsultë me drejtuesit e Policisë së Shtetit për lehtësimet e mëtejshme dhe garantimin e standardeve të mbrojtjes nga armiku i padukshëm gjatë tranzicionit të ndërlikuar drejt normalizimit”, shprehet Kryeministri Rama

Më herët, Rama tha se “po bëjmë zgjerimin e fashës orare duke ju dhënë mundësi qytetarëve të kenë më shumë hapësirë për të zgjedhur kur do të dalë një anëtar nga një familje për pazar”.

Gjithashtu, ai tha se “për lëvizjet me automjetet private për ata që janë në punë ne po bëhemi gati për t’ju paraqitur edhe aplikimin shumë të thjesht, ndërkohë do të ketë edhe një fashë të veçantë për ata që kanë punën me turne”. /a.g/atsh