ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve janë identifikuar 9 raste të reja pozitivë me COVID-19, ndërsa një 64-vjeçare humbi jetën një ditë më parë.
“Pas më shumë se tri javësh pa humbje jete nga infeksioni COVID-19, mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën një qytetare 64 vjeç nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht 64-vjeçarja ndërroi jetë”, u shpreh Marjeta Dervishi, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Që nga fillimi i epidemisë deri tani kanë humbur betejën me COVID-19 gjithsej 32 persona në vend.
Dervishi deklaroi se aktualisht në shërbimin Infektiv janë 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 4 prej tyre në terapi intensive.
Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.
“Janë raportuar në 24 orët e fundit të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 998 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar”, u shpreh ajo.
Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID-19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″, u shpreh Dervishi.
COVID-19 – Statistika (24 maj 2020)
Testime totale 14605
Testime molekulare 13279
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 998
Raste të shëruara 789
Raste Aktive 177
Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1
/a.gjonaj/j.p/