/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se “gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur”,

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se “që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar”.

“Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID-19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit. Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Daja.

Ajo tha se ky është një tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Bashkia – Raste Aktive

Tiranë        100

Shkodër      24

Krujë           93

Durrës        0

Fier            1

Kurbin        27

Korçë         1

Elbasan      2

Kukës         8

Lezhë        1

Has          0

Kavajë     0

Lushnje    1

Vlorë       0

Pukë       0

Mirditë     2

Rrogozhinë  0

Tropojë        0

Berat          2

Mallakastër   0

Mat            1 /a.g/