
ATSH-ANSA/ – Vaksina antiCOVID-19 e prodhuar nga kompania bioteknologjike Moderna duhet të mbrojë kundër koronavirusit për të paktën një vit, deklaroi një zyrtar i lartë i kompanisë për investitorët, sipas CNN.
“Ne presim që vaksinimi të zgjasë për të paktën një vit”, deklaroi Tal Zaks, drejtori mjekësor i Modernas, gjatë edicionit të 39-të të konferencës vjetore mbi shëndetin JP Morgan.
“Kompania, tashmë do të duhet të verifikojë nëse mbrojtja mund të zgjatet duke shtuar një dozë të tretë”, shtoi ai.
“Aktualisht, vaksina administrohet në dy doza me një muaj ndarje”, theksoi ai./ /ec/