Në Belsh kanë rezultuar pozitive me covid-19 nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç.

Nënë e bijë dyshohet se janë infektuar në Tiranë. Ato kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty. Ndërkohë ato janë izoluar në banesë, po ashtu edhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë. Ka nisur edhe dezinfektimi i zonës dhe banesës së tyre.