UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian parashikon të ndalojë territorin për amerikanët pasi të hapë kufijtë për vendet e treta, për shkak të pandemisë së koronavirusit, që vazhdon të jetë aktive në SHBA, theksoi “New York Times”.

E përditshmja citon dy lista të vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të shkojnë në Europë dhe që janë bërë objekt negociatash brenda BE-së.

“Për momentin, amerikanët janë të përjashtuar nga dy listat”, sipas “New York Times”.

“Pasi përfaqësuesit e secilit vend të bien dakord për një listë përfundimtare, ajo do të paraqitet si rekomandim para 1 korrikut”, shtoi e përditshmja.

Bashkimi Europian planifikon të rihapë kufijtë e saj të jashtëm me vendet e treta në këtë datë, me kusht që ato të plotësojnë disa kritere shëndetësore, që situata epidemiologjike të jetë e mirë atje dhe që masa të jetë reciproke.

Ndërkohë që shumë vende europiane po përjetojnë qetësim, SHBA-ja ka regjistruar rekordin më të keq në botë në vlerë absolute, me më shumë se 120 000 të vdekur dhe më shumë se 2,3 milion raste të zbuluara.

ATSH