Pandemia e Covid-19 dhe izolimi për më shumë se dy muaj bëri që situata ekonomike jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën të pësojë rënie. Situata u vështirësua akoma më shumë kur nisi heqja e punonjësve nga puna. Vetë Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën ekonomike në vend si pasojë e Covid-19 dhe numrit të personave që kanë humbur punën nga pandemia. Ndërsa qytetarët elbasanas, shprehen se për të gjithë ata të cilët nuk kanë një të punësuar në familje, situata ekonomike është drejt zeros.

Sa i përket Kryeministrit Rama, ai thekson faktin se qeveria ka mbuluar afërsisht 230 mijë persona, ndërsa ka pasur shumë kthime në punë, madje dhe pse janë larguar kanë vazhduar të paguhen nga punëdhënësi. Pritet që ekonomia të pësojë rënie pas bllokimit që u bë për shkak të Covidit, por masat lehtësuese që po mer qeveria për bizneset, pritet ta ulë disi numrin e të papunëve dhe të arrijë të rimëkëmbë më shpejt ekonominë.