ATSH-AA/ – Kryeqyteti japonez raportoi një rekord të ri ditor të infeksioneve me koronavirusin e ri (COVID-19), me 224 raste të reja të regjistruara nga autoritetet shëndetësore.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” njoftoi se Tokio ka regjistruar mbi shtatë mijë raste me COVID-19 nga mbi 20 mijë të regjistruara në mbarë vendin.

“Sistemi mjekësor aktualisht nuk është në vështirësi”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato.

Tokio regjistroi një rënie të rasteve, me vetëm 75 raste të regjistruara gjatë ditës së djeshme, duke shënuar një shifër dyshifrore.

Më 17 prill, Tokio raportoi numrin më të madh të rasteve ditore, respektivisht 206 pacientë të ri u zbuluan me COVID-19.

Rritja e infeksioneve ka qenë e lidhur me klubet e natës dhe guvernatori i Tokios ka garantuar pronarët për ndihmë nëse mbyllen në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit.

“Autoritetet lokale parashikojnë të ofrojnë 500 000 jen (4 115 euros) për të gjitha lokalet e natës, baret dhe restorantet që do të mbyllin aktivitetin e tyre për më shumë se 10 ditë”, njoftuan mediet japoneze./ /ec/