Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është 5 813 000 për një total viktimash prej 360 397

Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 1.297 viktima shifër kjo që e rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit në 101.573 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins janë raportuar në total 1,720,613 raste të pozitivitetit ndaj codiv-19, më shumë se çdo komb tjetër.
Kalifornia ndodhet në gjendje alarmi pasi vetëm sot u raportuan 2617 raste të reja me Covid për një total prej 101 000 raste dhe 3973 viktima në total në këtë shtet.

Presidenti Donald Trump i quajti sot vdekjet më të larta në botë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara “një moment historik shumë të trishtuar” teksa vendi ka tejkaluar shifrën 100 000 të viktimave.

Në fillim të vitit, Trump shpesh e minimizoi kërcënimin e koronavirusit, duke thënë se numri i rasteve në SHBA do të zvogëlohej shumë shpejt deri në zero. Por ai sot e pranoi se numri i vdekjeve ka tejkaluar numrin e përgjithshëm të viktimave amerikane gjatë 44 vite luftrash anembanë botës.

Një grup senatorësh nga të dyja partitë ripërsëritën thirrjen e tyre për një moment heshtjeje që do të mbahet të hënën për të nderuar të vdekurit nga Covid

Një propozim tjetër në Dhomën e Përfaqësuesve kërkon një moment të përditshëm heshtjeje sa herë që dhoma të fillojë një seancë, si dhe një ditë kombëtare zie pasi të përfundojë pandemia dhe krijimi i një memoriali kombëtar për viktimat.

Rekord i ri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Brazil, ku u regjistruan dje 26.417 raste të reja. Totali kombëtar u rrit në 438,238, siç raportohet nga Ministria e Shëndetësisë e Brasilia. Ka pasur gjithashtu 1.156 vdekje në 24 orët e fundit për gjithsej 26.754 viktima nga koronavirusi.

I.C./Shqiptarja.com