Sipas CNN, Anthony Fauci, kryevirologu i grupit të punës për pandeminë nga koronavirusi pranë Shtëpisë së Bardhë koronavirusin, teksa do të flasë sot para Senatit amerikan ka paralajmëruar se do të daklarojë se lehtësimi dhe çlirimi i shpejtë i masave të izolimit dhe bllokimit do të provokonte rritjen e numrit të viktimave dhe do shkaktonte ‘vuajtje ekonomike’. Rikthimi në gjendjen fillestare, sipas Fauci, do të përshpejtohej pasi ende është rreziku që të ketë shpërthime infeksioni dhe vatra të reja epidemike.

Referenca e Fauci është në të kundërt të synimeve dhe projektit të administrates amerikane e cila po kërkon nga guvernatorët e shteteve të nxitojnë me hapjen e shteteve, lehtësimin e masave dhe rifillimin e aktiviteteve prodhuese, me kusht që fillimisht në një hark kohorë prej dy javësh të kryejnë kontrolle për rastet asimptomatike dhe testime te kategoritë më të rrezikuara nga infeksioni I koronavirusit. Shumë shtete amerikane ndërkohë po rihapin pa përmbushur këto kritere.