Infektimit me Covid-19 nuk i ka shpëtuar as këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ajo ka publikuar një selfie dhe përkrah shkruan: Covidi nuk do që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall Covid!.

Këngëtarja ka simptoma të lehta dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë. Aktualisht, Dafina është karantinuar me partnerin e saj Dj.Geek, i cili gjithashtu është infektuar nga koronavirus.