Dani Alves kaloi natën e dytë në dhomën e paraburgimit në Barcelonë me braziliani që akuzohet se përdhunoi një vajzë 23-vjeçare në një klub nate më datë 30 dhjetor të vitit 2022.

Situata e mbrojtësit në fakt rëndohet edhe më tepër nga vetë deklaratat e tij para oficeres që ka marrë përsipër të zbardhë çështjen.

Kjo sepse braziliani deri më tani ka dhënë tre versione të ndryshme. Nëse fillimisht i qëndroi besnik deklaratës se nuk e njihte aspak vajzën që e akuzoi, më pas ndryshoi deklaratë dhe e pranoi se e kishte parë në klubin e natës por duke theksuar se asgjë nuk kishte ndodhur.

Por, orë më pas, Alves ndryshon sërish versionin e tij dhe shprehet se ishte ajo e cila i ishte afruar e para dhe e kishte provokuar ndërsa i qëndroi faktit se nuk kishte abuzuar seksualisht. Deklarata tejet kontradiktore dhe që e “zhysin” edhe më thellë Alves me lojtarin që nëse shpallet fajtor, rrezikon nga katër deri në 12 vite burg.

Ndërkohë, në Spanjë bëjnë të ditur se Alves i është mohuar dhe se nuk mund të pretendojë në asnjë moment lirinë me kusht pasi konsiderohet si një potencial i mundshëm për të marrë më pas statusin e të arratisurit, kjo nisur edhe nga fakti që ish-lojtari i Barcelonës ka mundësinë ekonomike për ta bërë diçka të tillë, aq më tepër tashmë që jeton në Meksikë, larg Europës dhe rregullave të saj.

Top Channel