ATSH/ Depozitat në monedhë të huaj po ndjekin trendin në rritje edhe këtë vit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kursimet në euro në sistemin bankar u rritën në 4.9 miliardë euro në fund të muajit korrik 2021.

Me bazë vjetore, depozitat në euro janë zgjeruar me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7% që nga fillimi i këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, sezoni veror i këtij viti solli rritje të prurjeve në euro në vend. Për qershorin dhe korrikun, depozitat në euro janë shtuar me pothuajse 90 milionë euro në muaj.

Në totalin e depozitave dominojnë individët, që zotërojnë rreth 76% të totalit. Krahasuar me një vit më parë, depozitat në euro të individëve në sektorin bankar janë rritur me 9% ose rreth 308 milionë euro. /a.a/