Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur për ligjet e kthyera në Kuvend mes tyre dhe ai për turizmin, për të cilin tha se gjuha e përdorur nuk ishte aspak korrekte.

Sakaq Meta tha se ka zhvilluar një takim me KLGJ ku i ka kërkuar plotësimin e vakancave. “Transparenca institucionale me rëndësi për demokracinë. Ligji për aktivitete të turizmit detar për shkak të gjuhën që përmbante.

Presidenti ka vijua komunikimit me KLGJ për të plotësuar vakancat. Kërkova plotësim të vakancacve. Njëkohësisht kam zhvilluar një bashkëbisedim me Europa nostra të cilët i kam falenderuar për bashkëpunimin dhe mbrojtjen e teatrit”, tha Meta.

Metannë konferencë ka folur dhe për Reformën Zgjedhore për të cilën ka thënë se është i kënaqur me zhvillimet e fundit dhe se mezi pret që ajo të mbyllet më 31 Maj që ta firmosë menjëherë.

“Jam i kënaqur që ndjek në media  që ka përparime për Reformën Zgjedhore. Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj të mbyllet me konsensus me të gjitha ndryshimet që kërkohen nga BE dhe partnerët e tjerë. Dhe menjëherë si president do ti firmos këto ndryshime  sapo të vijnë për të dhënë një lajm të mirë për Shqiëprinë dhe Tiranën te ndërkombëtarët.

Newsbomb