ATSH/ Në portin e Durrësit nga 1-20 korrik të këtij viti janë përpunuar 6,008 konteinerë.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “po gjatë kësaj periudhe 11 anije tregtare me mallra të ndryshme janë përpunuar në terminalin e Konteinerëve”.

Sipas APD, ditën e sotme në molin 6 ndodhet e ankoruar anija tregtare “Steen”, nga e cila po përpunohen 223 copë konteinerë.

Ndërsa 2 vinça portualë janë në funksion për procesin e përpunimit të këtyre konteinerëve.

Sipas të dhënave të dispecerisë së APD-së, fundjava që lamë pas është mbyllur me përpunimin e 5 anijeve tregtare, 934 copë konteinerëve (Terminali i Konteinerëve), 3,276 tonë llamarinë(Terminali Perëndimor), dhe 6137 tonë skrap(Terminali Lindor)./k.s/