“Për të ardhur te gjërat serioze, sepse këto janë gjëra jo serioze, për këtë arsye është e vështirë të jesh serioz kur komenton dhe flet. Këto janë mënyra për të thënë se me kë kemi të bjëmë. Skuadra jonë kombëtare është diçka krejt tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes duke nisur qysh nga viti i shkuar në shtator. Ne kështu e kemi sistemin, drejtuesit politik të qarqeve bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me partinë, me aktorët dhe faktorët të shoqërisë për të kuptuar se cilët janë kandidaturat më të përshtatshëm. Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Do të duhet një guxim ekstra të futesh në këtë arenë. Këtu hoxha dhe prifti janë me barrë çdo ditë. Tani imagjino të merreshe me politikë dhe të merresh me kënetat e moçaket çdo ditë.
Drejtuesit politikë kanë ndërtuar një proces, ndërkohë që ne rilabncuam portalin “Deputeti që Duam”. Bëmë disa përmirësime të sistemit dhe patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan, iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi. Nga seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dha mundësia të futen në terren dhe të punojnë në terren. Nga ana tjetër, iu kërkua që të aktivizohen në rrjetet sociale, për të parë se sa të dobishëm do ishin për skuadrën. Sepse një gjë është të jesh i zoti në jetën tënde private dhe gjë tjetër që të jesh në një skuadër. Më vjen mjaft mirë që platforma na ka sjellë një risi të madhe.
Dua të falënderoj Bora Muzaqin, e cila ka hyrë në platformën “Deputeti që Duam në 2021. Ishte në listën që duhej thyer hersi për të hyrë. Shkurt fjala nuk u bë deputete, por sërish punoi për atë që donte. U bë e njohur ngaqë u bë meme, në mungesë të eksperiencës, në mungesë të orientimit, sepse nuk është e lehtë të të vendosin kamera si mitrolozë, kur nuk ke eksperiencë. Por megjithatë ka bërë një punë për ta kapërcyer dhe nga ana tjetër ka punuar shumë me disa programe të sportit në shkolla dhe nga ana tjetër është angazhuar me platformën, sepse na ka dhënë goxha dorë, se ishte një burim i pavarur për prurje të reja. Jam i bindur që platforma në zgjedhjet e ardhshme të 2029 do jetë një instrument i jashtëzakonshëm. Me këtë herë të dytë, ka dhënë provën te shumë skeptikë që funksionon.”-u shpreh Rama.tch