Anëtarët e një familje në fshatin Spiten të Lezhës janë dhunuar nga grabitësit gjatë natës. Persona të paidentifikuar kanë grabitur shtëpinë e tyre dhe më pas kanë rrahur të gjithë anëtarët.
Paraprakisht, bëhet me dije se grabitësit kanë hyrë gjatë natës në shtëpinë e shtetasit me inicialet Gj.D për të vjedhur, por kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarit 61 vjeçar dhe më pas të anëtarëve të tjerë.
Kjo ka bërë që autorët t’i dhunojnë të gjithë. Pasi ata janë larguar, 61 vjeçari ka njoftuar Policinë e cila ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që anëtarët e famijes janë dërguar në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore.