Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Llazi Miho” Tiranë, ku një shofer i dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka hipur mbi trotuar, duke aksidentiuar 4 kalimtarë.

Bëhet me dije se E.Y, L.Y, L.D dhe M.Sh janë aksidentuar nga 49 vjeçari A.L dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit, ndërsa mësohet se janëjashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë policia ka arrestuar shoferin e dehur dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”,  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur  kontrollin e mjetit,  dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët: E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”