DUBAI, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Turistët do të lejohen të udhëtojnë drejt Dubait duke nisur nga 7 korriku, njoftoi qendra e medieve, pas tri muajve kufizim për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

Duke cituar Komitetin Suprem për Menaxhimin e Krizave dhe Shkatërrimet, qendra ka dhënë një listë me protokollet që do të duhet t’u nënshtrohen qytetarët për të hyrë në emiratin e Gjirit.

”Turistët do të duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit të ri të paktën 96 orë ose do t’i nënshtrohen testimit në aeroportin e Dubait”, theksoi qendra duke shtuar se personat e testuar pozitiv do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Vizitorët do të duhet gjithashtu të jenë të mbuluar nga një sigurim shëndetësor ndërkombëtar, të shkarkojnë një aplikacion në telefon për të komunikuar informacione rreth tyre dhe për të dhënë një deklaratë shëndetësore.

ATSH