ATSH-AFP/ – Përballë një vale të dytë dhe të papritur të COVID-19, kryeministri francez, Jean Castex theksoi masat e rikufizimit.

Mes këtyre të fundit, bëjnë pjesë mbajtja e maskave nga fëmijët që prej moshës gjashtë vjeç e lart dhe puna nga shtëpia.

“Ne e kishim të parakohshme valën e dytë të epidemisë, por asnjë vend nuk e kishte parashikuar në mënyrë kaq të papritur dhe brutale”, nënvizoi kryeministri, në hapje të debatit në parlament për rikufizimin.

“Unë vazhdoj të bëj thirrje për vigjilencë”, nënvizoi ai.

“Disa që na thonë sot se duhet të kishim vepruar dhe më fort, ose se nuk po bënim sa duhet, pohuan në atë kohë se po bënim shumë”, shtoi ai.

”Lidhur me masat, nga fillimi i së hënës, protokolli shëndetësor do të përshtatet dhe forcohet për të siguruar mbrojtjen e të gjithë fëmijëve, mësuesve, prindërve të nxënësve, në përputhje me mendimin e dërguar në Këshillin e Lartë të Shëndetit Publik”, nënvizoi kreu i qeverisë.

“Për aktivitetin profesional, përdorimi i punës në nga shtëpia duhet të jetë sa më masiv”, theksoi Jean Castex, duke specifikuar se në sektorin privat, të gjitha funksionet që mund të punohet nga shtëpia duhet të jenë pesë në pesë ditë të javës.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë sa më shumë që të jetë e mundur, natyrisht në kushte shëndetësore të sigurta dhe duke frenuar qarkullimin viral, sepse papunësia dhe varfëria gjithashtu mund të vrasin”, nënvizoi ai./ /ec/