ATSH-ANSA/ – Meghan Markle ka hedhur sytë nga Shtëpia e Bardhë, sipas revistës ”Vanity Fair”, që citon një burim të afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex.

”Sipas burimeve, ambiciet e pretenduara presidenciale të Meghan do të ishin ndër arsyet pse ajo nuk hoqi dorë nga shtetësia amerikane kur u martua me Harrin”, shkruan revista.

”Ajo kërkon të hyjë në politikë”, shton ajo.

Ky veprim përbën një ndërhyrje të padëshiruar për presidentin amerikan, Donald Trump, gjë të cilën ai nuk e ka fshehur.

”Nuk ndiej simpati për Meghan”, ka thënë ai.

Omid Scobie, biografi i saj thotë se “Meghan është mishërimi i ëndrrës amerikane”.

”Një ditë ne do të jemi në gjendje ta shohim atë të bëhet presidente”, thekson ai. /os/