ATSH/ Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2019. Ndërmarrjet tregtare zënë 23% të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2019.

Sipas INSTAT, regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2019 numëron 162 342 ndërmarrje aktive, numër pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Deri në fund të vitit 2019 numërohen 44 473 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT.

Në fund të vitit 2019, referuar të dhënave të INSTAT-t, regjistrohen 172 296 njësi lokale nga të cilat 160 527 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në 1 vendndodhje.

Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në më shumë se një vendndodhje janë 1 815, të cilat përfaqësojnë vetëm 1.1% të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Numri i të punësuarve në to është 26.6% e të punësuarve gjithsej.

Aktivitetet financiare kanë numrin më lartë të të punësuarve për ndërmarrjet që kanë më shumë se një vendndodhje.

Njësitë lokale janë përqendruar në rajonin qendër (Qarqet Tiranë dhe Elbasan) me 41% ndaj totalit të njësive lokale në rang vendi./a.gjonaj/ /a.g/