Shfaqja e varianteve të reja të COVID-19 nuk do ta zvogëlojnë efikasitetin e vaksinave joaktive kundër pandemisë, sipas një mjeku turk. “Edhe nëse ndodh, vaksinat joaktive do të jenë më pak të ndikuarat nga variantet e reja të COVID-19”, tha Taner Demirer.

Duke vënë në dukje se koronaviruset pësojnë shpesh mutacione, ai tha se raportet për llojet e reja të COVID-19, të raportuara së pari në BM, Brazil dhe në Afrikën e Jugut, mund të jenë më elastike ndaj vaksinave mARN.

Sipas tij, mutacionet në shkallë të vogël, të raportuara deri më tani, nuk e ulin efikasitetin e vaksinave aktuale.

Sidoqoftë, eksperti vuri në dukje se Europa tashmë ka përgatitur përbërje të reja vaksinash në rast të variacioneve më të gjera.

“Prandaj, ne nuk presim që vaksinat e vdekura (joaktive) të preken nga një mutacion i tillë”, tha ai.

Megjithatë, Demirer theksoi se me pandeminë ende të fuqishme nëpër botë, njerëzit duhet të qëndrojnë të përkushtuar ndaj masave paraprake, si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskave.