Në ambjentet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan është çelur Panairin “Work & Study” 2025.

 

Qëllimi i Panairit i kthyer në traditë është inkurajimi i të rinjve dhe njohja sa më afër me alternativat e ndryshme që ofrohen për punesimin e tyre në të ardhmen.

 

Në panair marrin pjesë shumë kompani universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë vende të lira pune.

 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, e sheh këtë panair si një mundësi komunikimi duke nxitur të rinjtë që të njihem me alternativat e punësimit.

“Këtë vit, maturantët tanë patën mundësinë të njihen nga afër me programet e studimit dhe mundësitë e bursave nga 30 universitete publike dhe private. Përveç kësaj, biznese të ndryshme paraqitën ofertat e tyre të punësimit, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për të rinjtë. Ky panair, i kthyer tashmë në traditë, synon të prezantojë të rinjtë me alternativat e ndryshme që ofrohen për punësim. Le të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë! ”

 

Organizatorët theksojnë se ky është edicioni i 17-të i këtij evenimenti, dhe synojnë të  dëshmojë rezultate të qarta dhe nisma konkrete për sa i përket punësimit dhe rritjes së eficencës në këtë drejtim nëpërmjet iniciativave ndërinstitucionale.

Edlira Xherri Elbasaninews.al