Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit ku tre persona të cilët ndodheshin në paraburgim, kanë dhunuar një polic.

Tre personat:  Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu nuk i janë bindur urdhrave të efektivëve dhe në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur.

Njoftimi i plotë:

Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:

Kastriot Likja për “Rebelimi i të dënuarve“ , “Goditje për shkak të detyrës ” , “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.

Arlind Daja për “Rebelimi i të dënuarve “dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal .

Kreshnik Ibraliu për “Rebelimi i të dënuarve “dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan .

 

Top Channel