ATSH-A. Fortuzi/- “Kukësi” dhe “Teuta” do të përballen me “Wolfsburg” dhe “Granadan” në turin e dytë të Europa Ligës.
Shorti i hedhur nga Federata Europiane e Futbollit, në Nyon të Zvicrës nuk i ka “buzëqeshur” skuadrave shqiptare. “Teuta”, pasi kaloi izraelitët e “Beitar Jerusalem”, do të përballet në turin e dytë me spanjollët e “Granadës”, ndërsa goglat përcaktuan pikërisht skuadrën durrsake si pritëse, me ndeshjen që do të zhvillohet në “Niko Dovana” më 17 shtator.
“Laçi” shmangu anglezët e “Tottenhamit” dhe do të diskutojë kualifikimin përballë Hapoel Ber Sheva, me sfidën që do të luhet në Shqipëri, më 17 shtator. Short mjaft i vështirë për “Kukësin” e Skënder Gegës, që do të luajë sërish si pritëse, por do të gjejë përballë gjigantët gjermanë të “Wolfsburgut”, që ishin edhe kundërshtari më i fortë i mundshëm. /j.p/