ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 24-t dhe të fundit të sezonit në Çmimin e Madh të Abu Dabit.
Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në pistën ndërkombëtare “Yas Marina” me një gjatësi prej 5,2 kilometrash në ishullin Yas Abu Dabi.
Ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 8 dhjetor.
Piloti holandez i ekipit Red Bull, Max Verstappen u shpall për herë të katërt fitues i Kampionatit Botëror të Formula 1 në garën 22-të të sezonit në Grand Prix të Las Vegasit. Ai ishte në krye të tribunës edhe në garën e mëpasshme në Grand Prixin e Katarit.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave para Grand Prixit të Katarit janë si më poshtë:
– Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 429 pikë
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 349
3. Charles Leclerc (Monako): 341
4. Oscar Piastri (Australi): 291
5. Carlos Sainz (Spanjë): 272
– Ekipet
1. McLaren: 640 pikë
2. Ferrari: 619
3. Red Bull: 581
4. Mercedes: 446
5. Aston Martin: 92./ /os/