Një person ka humbur jetën pak minuta më parë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Kasharit.
Mësohet së në aksident janë përfshirë dy mjete, një “Fiat” dhe një “Audi” ndërsa pothuajse e gjithë autostrada është bllokuar. Shkaku i aksidentit dhe identiteti i viktimës nuk dihen ende.
Sipas raportimeve të para, radha e mjeteve ka kaluar disa kilometra dhe ka arritur deri në hyrje të Tiranës, te ish-Dogana.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.