ATSH/ Qeveria qendrore po mbështet disa nga ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve më të mëdha në vend, me pajisjen e matësave të prodhimit të ujit, ujëmatësa për konsumatorët dhe të tjera materiale, me qëllim realizimin e saktë të bilancit të ujit dhe rritjen e performancës se ndërmarrjeve.
Matja e sasisë së prodhuar të ujit ka ndikim të drejtëpërdrejtë në performancën e ndërrmarrjeve Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri dhe cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorit. Shumë ndërrmarrje në rang vendi kanë humbje të mëdha në rrjetin e ujësjellësit.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Menaxhimit të Mbetjeve dorëzoi sot matësat e prodhimit të ujit me diametër 40-800 pranë përfituesit Ujësjellës-Kanalizime Fier.
Sektori i ujit është 1 nga 5 prioritetet strategjike të qeverisë shqiptare, si sektor jetik për qytetarët.
Investimet kapitale nga qeverisja qendrore në këtë sektor synojnë rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët/a.gjonaj/j.p/