Finlanda do të lehtësojë kufizimet e udhëtimit të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Që nga 19 shtatori, Finlanda do të aplikojë një prag prej më e shumta 25 infeksione të reja COVID-19 për 100 000 banorë brenda një periudhe dyjavore, për hyrje pa kërkuar një periudhë vetëkarantinimi 14-ditore”, thanë autoritetet.
Aktualisht finlanda ka 8 raste me koronavirus për 100 mijë banorë.
Sipas rregullave të reja, udhëtarëve nga Islanda, Norvegjia, Polonia, Suedia, Gjermania Estonia, Lituania, Letonia, Sllovakia dhe Qipro do t’u lejohet hyrja pa periudhën e vetëkarantinimit.
Ndërkohë, kufizimet do të aplikohen, ndër të tjera, për Francën, Italinë, Belgjikën, Spanjën, Austrinë, Greqinë dhe Hungarinë