ATSH-DPA/ – Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin rezultoi negativ ndaj koronavirusit dhe ka vendosur të kthehet në punë, njoftoi qeveria.

Marin, 34 vjeçe, qëndroi dje në karantinë si masë paraprake, në pritje të rezultatit.

Testi u krye pasi një punonjës në rezidencën e saj zyrtare u zbulua se kishte patur kontakte me një punonjës të infektuar.

Qeveria tha se “mundësia e ekspozimit është jashtëzakonisht e ulët” dhe se Marin ”duhej të përdorte video konferencat për punën e saj”.

Marin do të marrë pjesë në samitin e Këshillit Europian përmes video konferencës.

Finlanda ka 4 300 raste me koronavirus dhe 155 vdekje. / /sara/