Ambasada e Francës në Tiranë njoftoi qytetarët e interesuar për t’u kthyer në Francë, për fluturimin e Air Albania nga Tirana në Paris më 5 qershor.

Ambasada e Francës informoi se “një fluturim i ri vajtje-ardhje i kompanisë Air Albania nga Tirana në Paris Roissy Charles de Gaulle është parashikuar për ditën e premte, 5 qershor, ora 12:00”.

“Ju lutemi personave të interesuar të kontaktojnë sa më shpejt me shërbimin konsullor në adresën elektronike email consulat.tirana-amba@diplomatie.gouv.fr duke dërguar numrin e telefonit ose WhatsApp-in”, shprehet Ambasada

atsh