BUENOS AIRES, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Infeksionet e pandemisë nga koronavirusi kanë pësuar një rritje të dukshme në Amerikën Latine duke u rritur në 24 orët e fundit me 82 526 dhe duke e çuar në numrin total 1 320 823 raste.
Numri i të vdekurve gjithashtu arriti në 65 585 persona (+1,488), sipas të dhënave të 34 vendeve të Amerikës Latine.
Brazili kryeson renditjen e të infektuarve, të cilët janë 691 758, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 36 455.
Në vendin e dytë ndodhet Peruja e cila vazhdon të ketë një rritje të fortë të rasteve prej 196 515 si dhe 5 465 vdekje.
Kili vijon, i cili gjithashtu ka pasur një rritje të fortë të të infektuar me 134 150 si dhe 2 190 viktima.
Midis vendeve të Amerikës Latine numri i infektimeve dhe viktimave varion si më poshtë:
Meksika 117 103 të prekur dhe 13 699 vdekje
Ekuadori 43 120 dhe 3 621
Kolumbia 38 149 dhe 1 265
Republika Dominikane 19 195 dhe 536
Argjentina 22 020 dhe 656
Panamaja 16 004 dhe 386
Bolivia 13 358 dhe 454
Guatemala 6 792 dhe 230
Hondurasi 6 155 të prekur dhe 250 vdekje.
ATSH