PARIS, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Bota, e përballur që prej dhjetorit të kaluar me pandeminë e COVID-19, kaloi dy pragje simbolike, më shumë se një gjysmë milionë të vdekur dhe 10 milionë raste, ndërkohë që virusi vazhdon të shkaktojnë viktima në SHBA dhe ka filluar të rishfaqet në Kinë.

Sipas të dhënave zyrtare, 500 390 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë regjistruar zyrtarisht 10 099 576 raste.

Numri i të vdekurve të regjistruar në botë është dyfishuar në më pak se dy muaj (250 000 më 5 maj) dhe 50 000 të vdekur janë regjistruar këto 10 ditët e fundit.

Europa është kontinenti që numëron më shumë të vdekur nga COVID-19, 196 086 viktima për 2 642 897 raste, e ndjekur nga zona SHBA/Kanada me 134 315 të vdekur për 2 642 754 raste, Amerika Latine dhe Karaibet me 111 640 të vdekur për 2 473 164 raste, Azia me 33 107 të vdekur për 1 219 230 raste, Lindja e Mesme me 15 505 të vdekur për  730 977 raste, Afrika me 9 604 të vdekur për 381 396 raste dhe Oqeania me 133 të vdekur për 9 158 raste.

ATSH