PARIS, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Më shumë se tetë milionë raste me koronavirusin e ri u regjistruan zyrtarisht në botë, prej të cilave më shumë se gjysma në Europë dhe SHBA, sipas të dhënave të burimeve zyrtare.

Të paktën 8 000 202 raste të diagnostikuara me COVID-19, mes të cilëve 435 176 të vdekur, janë numëruar, veçanërisht në Europë, kontinenti më i prekur me 2 417 902 raste dhe 188 085 të vdekur dhe në SHBA, vendi me numrin më të madh të rasteve me 2 110 182 dhe 116 081 të vdekur.

Numri i rasteve të diagnostikuara është dyfishuar që prej 10 majit dhe më shumë se një milion infektime të reja janë regjistruar këto tetë ditët e fundit.

Megjithatë, këto shifra nuk paraqesin numrin real të kontaminimeve, pasi një numër i madh vendesh testojnë vetëm rastet e rënda ose kanë kapacitete depistimi të kufizuara.

ATSH