/ATSH-DPA/ – Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi se nuk do të bëjë lëshime të mundshme gjatë negociatave të vështira për Fondin e Rimëkëmbjes postkoronavirus të Bashkimit Europian.

Në një intervistë me gazetën italiane, ”Corriere della Sera” Rutte tha se bisedimet “do të jenë të vështira, por një kompromis është i mundur”.

Sidoqoftë, kur intervistuesi i tha atij se a duhej të ishte e gatshme Holanda për të bërë lëshime, ai u përgjigj se “ky është interpretimi juaj. Dhe kjo është mirë. Por, nuk është pozicioni ynë.”

Holanda është pjesë e një grupi të ashtuquajtur “të kursyer” të vendeve që po përpiqen të kufizojnë gjerësinë e programeve të ndihmës të propozuara nga BE që duhet të përfitojnë nga vendet me goditje të forta si Italia dhe Spanja.

“Pozicioni ynë është se ndihma duhet të vijë në formën e huave dhe jo të granteve”, theksoi Rutte gjithashtu duke shtuar se vendet që marrin ndihmë duhet të kthehet në këmbim të “konkurrencës dhe qëndrueshmërisë” së tyre.

“Italia dhe Spanja duhet t’i përgjigjen pyetjes se çfarë mund të bëjmë që të mund të përballemi me krizën tjetër?”, theksoi kryeministri holandez.

Kujtojmë që Komisioni Europian ka paraqitur një propozim për një Fond të Rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh (840 miliardë dollarë), duke përfshirë 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë euro kredi.  /os/