Pasditen e sotme u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në stacionin e trenit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar 4 persona.

Deri tani nuk raportohen viktima. Uniformat blu po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.