ATSH-AA/ – Në Itali do të mbahet gara e 13-të e sezonit 2020 në Formula 1.
Gara për Çmimin e Madh të Emilia Romagna-s me 63 xhiro do të mbahet në autodromin ”Enzo e Dino Ferrari”.
Kjo garë do të organizohet në një pistë të gjatë gati 5 kilometra, afër qytetit Imola, 40 kilometra në lindje të Bolonjës.
Raundi kualifikues do të fillojë në ora 13:00 sipas kohës të Europës Qendrore të shtunën, ndërsa gara do të fillojë në ora 12:10 të dielën.
Renditja e pilotëve për vitin 2020:
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 256 pikë
- Valtteri Bottas (Finlandë) 179
- Max Verstappen (Holandë) 162
- Daniel Ricciardo (Australi) 80
- Charles Leclerc (Monako) 75
Renditja e ekipeve 2020:
- Mercedes 435
- Red Bull 226
- Racing Point 126
- McLaren 124
- Renault 120 /os/