ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e tetë të sezonit që do të zhvillohet në Itali.

Gara e tetë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 53 xhiro në pistën e gjatë 5,793 metra Monza në qytetin Monza të Italisë.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 6 shtator në orën 15:10.

Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 5 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas dhe piloti i Red Bull, Max Verstappen kanë kryesuar nga një herë.

Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

  1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 157 pikë
  2. Max Verstappen (Holandë): 110
  3. Valtteri Bottas (Finlandë): 107
  4. Alexander Albon (Tajlandë): 48
  5. Charles Leclerc (Monako): 45

Lando Norris (Britani e Madhe): 45

Klasifikimi i ekipeve

  1. Mercedes: 264
  2. Red Bull: 158
  3. McLaren: 68
  4. Racing Point: 66
  5. Ferrari: 61./ /os/