TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Në fillim të viteve 1980 në portin e Durrësit përpunoheshin mesatarisht rreth 700 anije me flamurë nga 50 vende të botës.

Në historikun e titulluar “Porti ynë në rrjedhën e viteve” mësohet se në të njëjtën periudhë, anijet e Flotës sonë Tregtare, disa nga të cilat transoqeanike, ankoroheshin në rreth 100 porte të ndryshme të botës.

Në vitet 1980, vendi ynë eksportonte me anije drejt Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë, Turqisë dhe ish-Jugosllavisë mallra të ndryshme si koncentrat kromi, bitum, hekur nikel, ferrokrom, çimento, tela bakri, etj.

Porti i Durrësit është më i madhi dhe më të rëndësishmi në vend për sa i takon kapacitetit të përpunimit të mallrave dhe fluksit të udhëtarëve që lëvizin përmes tij.

ATSH