ATSH-A. Fortuzi/- Rindërtimi në kantierin e financuar nga qeveria turke në Laç po vijon me ritëm të larta dhe brenda gushtit rreth 522 familje, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, pritet të marrin apartamente e tyre të reja.
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka vëzhguar nga afër punimet në kantierin e rindërtimit në zemër të qyteti të Laçit, ku po rindërtohet dhe godina e Bashkisë si dhe Spitali i ri i Laçit, edhe këto godina të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.
Sa i takon punimeve në kantierin e marrë në ngarkim nga qeveria turke, punë që ka nisur në shtator të vitit 2020, ecuria është tejet e mirë dhe puna pritet të mbroj brenda gushtit, siç është edhe premtuar nga qeveria turke.
Drejtuesi turk i projektit, Servet Birgoren, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se brenda muajt gusht, ashtu siç është premtuar lagjia e re moderne e Laçit do të jetë gati.
“Të jem i sinqertë kemi patur vështirësi në realizimin punimeve për shkak edhe të pandemisë, pasi disa punonjës i kemi patur të sëmurë. Gjithsesi ne angazhimit tonë i qëndrojmë për t’i mbyllur punimet në gusht dhe për t’i dorëzuar apartamentet sipas kohës për të cilën jemi angazhuar që nisje të punimeve”,- tha Birgoren.
“Si fillim janë 522 apartamente që do të ndërtohen, 37 njësi shërbimi, 400 garazhe të mbyllura’’, tha Birgoren.
“Komuniteti që do të banojë në këto apartamente nuk do të ketë më problemin e tërmeteve. Banesat janë projektuar të përballojnë tërmet 9 ballë të shkallës rihter. Banesat janë projektuar sipas shijeve dhe gustove të popullit shqiptar me 1+1, 2+1 dhe 3+1. Qytetarët do të parkojnë makinën në garazhe nëntokësore dhe me ashensor do të ngjiten në shtëpitë e tyre. Këtu do të bëhet edhe një park”,- shtoi ai.
“Në total janë duke punuar 442, 118 prej të cilëve shqiptarë dhe pjesa tjetër me origjinë nga Turqia. Orari i punës është deri në orën 17:00, por në momente të nevojshme, punohet deri në 22:00”,- tha Birgoren.
Qytetarët e pyetur nga ATSH vlerësuan ecurinë e punimeve. “Kishte që në kohën e komunizmit që në Laç nuk vihej dorë. Shikoni sa shpejt po punohet dhe me mjaft cilësi, të gjitha punimet janë të rregullta”,- tha një qytetare.
“Punimet po ecin mjaft mirë. Më pëlqejnë shumë. Unë jam me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, pasi punon mjaft mirë. Të gjitha i ka bërë mirë”,- u shpreh një zonjë tjetër.
“Shumë mirë. Zona ku po punohet do ketë jo vetëm apartamente, por edhe kënd lojërash, zona pushimi, parkingje..etj”,- tha një qytetar.
“Punimet mjaft mirë. Laçi po ndryshon”;”Jemi të kënaqur me punimet që po kryhen. Te mrekullueshme”,- tha një tjetër qytetar.