ATSH-AFP/ – Franca kërkoi sot më shumë koordinim për rihapjen e kufijve të brendshëm të BE-së, ndërkohë që disa shtete anëtare kanë bërë tashmë njoftimet në këtë kuadër në prag të sezonit turistik.

“Është urgjente të koordinohemi, ky do të jetë mesazhi im këtë pasdite gjatë një videokonference të ministrave europianët të Turizmit”, deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Baptiste Lemoyne, për radion RTL.

Objektivi është një rihapje progresive të kufijve të brendshëm rreth 15 qershorit”, theksoi ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Baptiste Lemoyne.

“Ndërkohë duhet të punojmë me vendet kufitare, mes europianëve për të shmangur një Europë me  shumë shpejtësi”, shtoi ai.

Italia ka njoftuar tashmë në rihapje më 3 qershor të kufijve të saj  për turistët e BE-së.

Gjermania parashikon nga ana e saj një heqje mes qershorit të kufizimeve të qarkullimit të vendosura në kufijtë e saj.

Pesë vende të Europës Qendrore, Gjermania, Austria, Hungaria dhe Republika Çeke kanë parashikuar gjithashtu hapjen e kufijve në mes të qershorit./ /ec/ a.jor.