Presidenti francez Emanuel Macron urdhëroi ditën e djeshme “shtetrretimin” për Parisin dhe tetë qytete të tjera që të ndalet shpërndarja e covid-19, pasi shifrat e infektimeve ditore arritën në një rekord të ri.

Macron tha se rezidentët e këtyre qyteteve nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 21.00 deri në orën 06.00 që nga e shtuna, për një periudhë të paktën 4 javë, përvecse në raste specifike.

“duhet të reagojmë. Duhet të marrim frymë nga përhapja e virusit” tha Macron, duke shtuar masat e tjera që janë mbyllja e restoranteve në mbrëmje dhe gjatë natës.

“Duhet të përballemi me virusin” tha Macron duke shtuar se gjithë shkencëtarët janë në të njëjtën mendje.

E ndërsa rastet kanë arritur në 27 mijë në ditë, Macron tha se shifrat duhet të ulen me 3000 deri në 5000.

Rajonet e mbyllura vec Parisit janë, Grenoble, Lille, Lyon, Marseille, Montpellier, Rouen, Saint-Etienne dhe Toulouse. Që do të thotë se në shtetrrethim futen gati 20 milionë banorë nga 67 milionë që është popullsia në Francë.

“Nuk do të ketë festa me miqtë sepse e dimë se rrisku I kontaminimit është I madh”.