PARIS, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Gjermani për t’u takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

”Ky është takimi i tyre i parë që prej fillimit të krizës së koronavirusit dhe para se Gjermania të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian”, theksoi sot presidenca franceze.

“Presidenti francez do të pritet nga kancelarja në kështjellën e Mesebergut, një rezidencë zyrtare e qeverisë gjermane, që ndodhet rreth 70 kilometra nga Berlini, për një takim që do të pasohet nga një konferencë shtypi dhe një darkë pune”, sipas presidencës.

ATSH