PARIS, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar mbi 475 000 të vdekur në botë, një numër që është dyfishuar brenda dy muajve, sipas një bilanci nga burime zyrtare.

Në total, 477 117 të vdekur për  9 263 743 raste të diagnostikuara me COVID-19 janë regjistruar në botë.

Europa mbetet rajoni që ka regjistruar më shumë të vdekur, 193 800 për 2 557 761 raste, por në Amerikën Latine, që epidemia po progreson shumë shpejt, janë regjistruar në total 100 378 të vdekur për  2 163 835 raste.

ATSH